SHQIPËRI & MALI I ZI

Albania, Montenegro

Përshkrimi

Zbuloni historinë, kulturën dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe Malit të Zi në një udhëtim 7-ditor mes qyteteve historike, peizazheve mahnitëse dhe bregdetit të Adriatikut. Eksploroni kështjella të lashta, pazare tradicionale, laguna piktoreske dhe qytete bregdetare plot hijeshi, duke shijuar kuzhinën autentike lokale dhe trashëgiminë e pasur të të dy vendeve.

Detajet e Turit

Kohëzgjatja7 days
VendndodhjaAlbania, Montenegro
ÇmimiSipas kërkesës
VështirësiChallenging
Madhësia e grupit15 Të ftuar
Kufiri i moshësN/A
UdhëzuesGuide vendase
GjuhëtShqip, Anglisht,Gjermanisht

Itinerari

01
Dita 1: TIRANE - SHPELLA E PELLUMBASIT – KRUJE

Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe takimi me përfaqësuesin lokal/udhërrëfyesin.

Nisja nga aeroporti drejt Pëllumbasit, rreth 30 minuta larg Tiranës.

Pas mbërritjes në Pëllumbas:

Nisja e ecjes në këmbë drejt Shpellës së Pëllumbasit, duke shijuar peizazhet malore përreth dhe pamjet e luginës së Erzenit.

Vizita në Shpellën e Pëllumbasit, një nga atraksionet natyrore më interesante të zonës.

Eksplorimi i shpellës dhe i mjedisit të saj natyror.

Dreka në një restorant lokal në Pëllumbas.

Pas drekës, vazhdimi i udhëtimit drejt Krujës, rreth 1 orë e 30 minuta larg Pëllumbasit.

Pas mbërritjes në Krujë:

Vizita në Kalanë e Krujës, një nga monumentet historike më të rëndësishme të Shqipërisë, e lidhur ngushtë me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Shëtitje në Pazarin e Vjetër të Krujës, i njohur për punimet artizanale tradicionale, suveniret dhe atmosferën autentike.

Kohë e lirë për të eksploruar qytetin historik.

Darka në një restorant lokal në Krujë.

Akomodimi gjatë natës në Krujë.

02
Dita 2: KRUJË – PATOK LAGOON – LEZHË

Mëngjesi në hotel në Krujë.

Pas mëngjesit, nisja drejt Lagunës së Patokut, një zonë e bukur ligatinore bregdetare, e njohur për peizazhet natyrore, ujërat e lagunës dhe traditën e pasur të gatimit të produkteve të detit.

Pas mbërritjes në Patok:

Eksplorimi i Lagunës së Patokut dhe shijimi i qetësisë së mjedisit bregdetar.

Një shëtitje e shkurtër përgjatë lagunës për të vëzhguar peizazhin natyror dhe faunën lokale.

Kohë e lirë për t'u çlodhur dhe për të fotografuar bukuritë natyrore të zonës.

Dreka në një restorant lokal të specializuar në gatimet e peshkut dhe të produkteve të detit, me peshk të freskët dhe pjata tradicionale.

Pas drekës, vazhdimi i udhëtimit drejt Lezhës.

Pas mbërritjes në Lezhë, vizitë në qytet:

Vizita në Kalanë e Lezhës, e vendosur në kodrën që mbikëqyr qytetin dhe që ofron pamje panoramike të zonës përreth.

Vizita në Memorialin e Skënderbeut, një monument i rëndësishëm historik kushtuar heroit kombëtar të Shqipërisë.

Eksplorimi i qendrës historike të Lezhës dhe njohja me trashëgiminë kulturore të qytetit.

Një shëtitje e shkurtër në qendër të qytetit dhe në rrugët e tij karakteristike.

Kohë e lirë në Lezhë për të shijuar një kafe ose për të eksploruar qytetin sipas dëshirës.

Darka në një restorant lokal në Lezhë.

Akomodimi gjatë natës në Lezhë.

03
Dira 3: LEZHE- ISHULLI I SARDES-SHKODER

Mëngjesi në hotel në Lezhë.

Pas mëngjesit, nisja drejt Vaut të Dejës dhe fshatit Rragam, ku do të hipni në varkë për të udhëtuar drejt Ishullit të Sardës (Shurdhahut).

Pas mbërritjes në Ishullin e Sardës:

Vizita në rrënojat arkeologjike të vendbanimit të dikurshëm mesjetar.

Eksplorimi i ishullit dhe shijimi i pamjeve të mrekullueshme mbi liqen.

Kohë e lirë për fotografi dhe për të shijuar qetësinë dhe bukuritë natyrore të zonës.

Dreka në kompleksin e Sardës, buzë liqenit, me gatime dhe specialitete lokale.

Pas drekës, vazhdimi i udhëtimit drejt Shkodrës.

Pas mbërritjes në Shkodër, vizitë në qytet:

Vizita në Kalanë e Rozafës, një nga monumentet historike më të rëndësishme të qytetit, e cila ofron pamje panoramike mbi Shkodrën dhe peizazhin përreth.

Vizita në Muzeun Kombëtar të Fotografisë „Marubi”, ku do të zbuloni një koleksion të jashtëzakonshëm fotografish që dokumentojnë historinë dhe kulturën shqiptare.

Shëtitje përgjatë rrugës pedonale „Kolë Idromeno”, e gjallëruar nga kafenetë, dyqanet dhe ndërtesat historike.

Vizita në Xhaminë Ebu Bekër, një monument i rëndësishëm fetar dhe arkitekturor i qytetit.

Kohë e lirë në qendër të qytetit për t'u çlodhur, për të shijuar një kafe ose për të eksploruar dyqanet lokale.

Darka në një restorant lokal në Shkodër.

Akomodimi gjatë natës në Shkodër.

04
Dita 4: SHKODËR – BUDVA – KOTOR

Mëngjesi në hotel në Shkodër.

Pas mëngjesit, nisja drejt Malit të Zi, me një ndalesë në Budva.

Pas mbërritjes në Budva:

Eksplorimi i Qytetit të Vjetër të Budvës, i njohur për muret mesjetare, rrugicat e ngushta dhe sheshet plot hijeshi.

Vizita në Kështjellën (Citadelën) e Budvës, nga ku mund të shijoni pamje të mrekullueshme mbi Detin Adriatik.

Kohë e lirë për të eksploruar qytetin dhe për t'u çlodhur pranë bregdetit.

Dreka në një restorant lokal në Budva.

Pas drekës, vazhdimi i udhëtimit drejt Kotorit.

Pas mbërritjes në Kotor: Eksplorimi i Qytetit të Vjetër të Kotorit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur për sheshet historike, rrugët me kalldrëm dhe arkitekturën mesjetare.

Darka dhe akomodimi gjatë natës në Kotor.

05
Dita 5: KOTOR – ULQIN – SHËNGJIN

Mëngjesi në hotel në Kotor.

Pas mëngjesit, nisja drejt Ulqinit, në Mal të Zi.

Pas mbërritjes në Ulqin:

Vizita në Qytetin e Vjetër të Ulqinit dhe në kalanë e tij historike.

Shijimi i pamjeve të mrekullueshme mbi Detin Adriatik.

Kohë e lirë për të pirë një kafe dhe për të shëtitur përgjatë shëtitores buzë detit.

Dreka në Ulqin.

Pas drekës, vazhdimi i udhëtimit drejt Shëngjinit, në Shqipëri.

Pas mbërritjes në Shëngjin, sistemimi në hotel dhe kohë e lirë për t'u çlodhur pranë plazhit dhe për të shijuar bregdetin.

Darka dhe akomodimi gjatë natës në Shëngjin.

06
Dita 6: SHËNGJIN – DURRËS – TIRANA

Mëngjesi në hotel në Shëngjin.

Pas mëngjesit, nisja drejt Durrësit, një nga qytetet bregdetare më të rëndësishme të Shqipërisë, i njohur për historinë e lashtë dhe trashëgiminë e pasur arkeologjike.

Pas mbërritjes në Durrës:

Vizita në Amfiteatrin e Durrësit, një nga amfiteatrot romake më të mëdha në Ballkan.

Eksplorimi i qendrës historike dhe i monumenteve kryesore arkeologjike të qytetit.

Shëtitje përgjatë shëtitores së Durrësit dhe zonës bregdetare, duke shijuar atmosferën buzë detit.

Dreka në një restorant buzë detit në Durrës.

Pas drekës, vazhdimi i udhëtimit drejt Tiranës.

Pas mbërritjes në Tiranë: Kohë e lirë në qendër të kryeqytetit për të eksploruar disa nga pikat më të njohura të tij:

Sheshi Skënderbej, zemra e kryeqytetit dhe një nga hapësirat më të rëndësishme publike të qytetit.

Xhamia e Et'hem Beut, një monument i rëndësishëm fetar dhe historik.

Zona e Bllokut, e njohur për kafenetë, restorantet, baret dhe jetën e saj të gjallë urbane.

Darka dhe akomodimi gjatë natës në Tiranë.

07
Dita 7: TIRANA – TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT

Mëngjesi në hotel në Tiranë.

Në orarin e përshtatshëm, transferimi drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për fluturimin e kthimit.

Fundi i programit turistik dhe i shërbimeve të organizuara.

Komentet (0)

Review-t dhe Vlerësimet e Klientëve
0.0 / 5.0

Bazuar në review-t e 0

Vlerësimet e yjeve të 5 0
Vlerësimet e yjeve të 4 0
Vlerësimet e yjeve të 3 0
Vlerësimet e yjeve të 2 0
Vlerësimet e yjeve të 1 0

Komentet do të shfaqen këtu pasi të ftuarit e turit të përfunduar të paraqesin komente dhe pronari ta miratojë atë.