Madeira – Hawaii i Europës

Madeira – Hawaii i Europës

E vendosur në mes të Oqeanit Atlantik, Madeira është një nga ato destinacione që të surprizojnë me natyrën e tyre të jashtëzakonshme. Shpesh quhet “Hawaii i Europës” për shkak të shkëmbinjve dramatikë mbi oqean, maleve të gjelbra, ujëvarave dhe klimës së butë gjatë gjithë vitit. Nga kryeqyteti Funchal, me rrugicat plot ngjyra dhe tregjet lokale, deri te fshatrat e vegjël të fshehur mes maleve, ishulli ofron një kombinim të bukur mes natyrës, aventurës dhe kulturës lokale.

Çfarë të vizitoni në Madeira?
Një nga mënyrat më të mira për të zbuluar ishullin është të eksploroni rrugët panoramike dhe shtigjet e tij. Cabo Girão është një nga pikat më mbresëlënëse, me një platformë xhami të vendosur mbi një nga shkëmbinjtë më të lartë të Europës. Në veri, Porto Moniz është i famshëm për pishinat natyrore të formuara nga shkëmbinjtë vullkanikë, ndërsa Santana njihet për shtëpitë tradicionale me çati trekëndore. Për adhuruesit e natyrës, shëtitjet përgjatë levadas – kanaleve historike të ujit që përshkojnë malet e ishullit – janë një nga eksperiencat karakteristike të Madeira-s. Mos lini pa parë as Pico do Arieiro dhe Pico Ruivo, dy nga zonat më spektakolare malore të ishullit.

Madeira është një destinacion që nuk vizitohet vetëm, por eksplorohet. Mund të niseni në një nga shtigjet e famshme levada, të ecni mes pyjeve dhe ujëvarave, të ngjiteni drejt zonave malore si Pico do Areeiro dhe Pico Ruivo, ose të eksploroni bregdetin dramatik të ishullit. Në det mund të bëni whale & dolphin watching, snorkeling, zhytje dhe surfing; ujërat përreth Madeirës janë të pasura me jetë detare dhe turet për të parë delfinë e balena zhvillohen gjatë gjithë vitit. Për më shumë aventurë mund të provoni edhe canyoning, paragliding apo ture me varkë përgjatë bregdetit.

Kur është koha më e mirë për të udhëtuar?
Madeira është një destinacion që mund të vizitohet pothuajse gjatë gjithë vitit falë klimës së saj të butë. Pranvera është ideale për të shijuar gjelbërimin dhe lulet, ndërsa vera ofron ditë më të gjata dhe kushte të mira për eksplorim në natyrë. Vjeshta është një periudhë shumë e këndshme për hiking dhe udhëtime panoramike, ndërsa edhe dimri mbetet relativisht i butë krahasuar me pjesën tjetër të Europës. Për këtë arsye, Madeira është një alternativë interesante edhe kur kërkoni një arratisje nga temperaturat e ftohta europiane.Madeira është destinacioni ideal për ata që duan një udhëtim aktiv, pamje spektakolare dhe një eksperiencë ndryshe nga pushimet tradicionale europiane. Një ishull i vogël, por me aq shumë për të zbuluar sa mund t’ju duhet më shumë se një vizitë për ta njohur vërtet.

SHQIPËRIA HISTORIKE

SHQIPËRIA HISTORIKE

Tiranë, Berat, Krujë

Ofruesi i turit

Zbuloni Shqipërinë në një udhëtim 4-ditor mes historisë, kulturës dhe trashëgimisë, duke eksploruar qytete historike, kala, muze dhe arkitekturë tradicionale.

Turi:
I shitur Zhytu në Magjinë e Kinës për 9 ditë
Kinë
Alliance Travel

Zhytu në magjinë e Kinës: Pekin, Xi'an dhe Shanghai. Tur 9-ditor me Murin e Madh Kinez dhe Luftëtarët e Terrakotës.

Turi:
Zbulo Kulturën Japoneze për 8 ditë
Të paraqitura Japoni
Alliance Travel

Zbuloni Japoninë përmes traditave të lashta, tempujve historikë, pyjeve të bambuve dhe jetës moderne në Osaka, Nara, Kioto dhe Tokio.

Turi:
RIVIERA SHQIPTARE

RIVIERA SHQIPTARE

Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër

Alliance Travel

Zbuloni Rivierën Shqiptare në një udhëtim 4-ditor mes plazheve mahnitëse, qyteteve bregdetare, peizazheve spektakolare dhe trashëgimisë historike të jugut të Shqipërisë.

Turi: