13 ditë mes Mrekullive të Amerikës së Jugut

Amerika Amerika Jugore

Përshkrimi

Zbuloni Amerikën Jugore përmes Rio de Janeiro-s, me statujën Christ the Redeemer, malin Sugarloaf, shkallët Selarón dhe ishullin tropikal Ilha Grande, vijoni drejt Ujëvarave të Iguassu-t për një aventurë me Macuco Safari, eksploroni Santiago de Chile-n, kodrën San Cristóbal dhe qytetet bregdetare Viña del Mar e Valparaíso, dhe përfundoni në Bogotá, me qendrën historike La Candelaria, Muzeun e Arit, Koleksionin Botero, Katedralen e Kripës në Zipaquirá dhe pamjet panoramike nga Monserrate. Një udhëtim i pasur me natyrë spektakolare, kulturë, histori dhe tradita autentike të Amerikës Latine.

Detajet e Turit

Lloji i turitAmerika
Kohëzgjatja13 ditë/12 netë
VendndodhjaAmerika Jugore
ÇmimiEUR 4,490.00 për person
VështirësiLehtë
Madhësia e grupit24 Të ftuar
UdhëzuesGuidë anglisht-folëse gjatë çdo aktiviteti të programit
Marrja e hotelitTransferta private aeroport – hotel – aeroport në Bangkok dhe në Phuket
GjuhëtAnglisht (guidë lokale)

Pikat kryesore të turit

Rio de Janeiro

Ofron dy nga pamjet më ikonike të Brazilit, me panorama mbresëlënëse mbi qytetin, gjirin dhe plazhet.

Ujëvarat e Iguazú-s dhe Macuco Safari

Sistemi i Iguazú-s përbëhet nga rreth 275 ujëvara dhe shtrihet përgjatë kufirit mes Brazilit dhe Argjentinës.

Ilha Grande

Një arratisje mes pyjeve tropikale, ujërave të kristalta dhe plazheve të rrethuara nga natyra.

Valparaíso

Qendra historike e Valparaísos është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2003.

La Candelaria dhe Plaza Bolívar

Bogotá ndodhet rreth 2,640 metra mbi nivelin e detit, ndaj lartësia mund të ndihet sidomos gjatë ecjeve.

Itinerari

01
Dita e parë: Fluturimi në Rio De Janeiro 25 Nëntor 2026

Nisja nga Tirana ne 16:10

LH1455 25NOV Tirana Frankfurt 16:10 - 18:30

LH 500 25NOV Frankfurt Rio 22:15 - 06:10

02
Dita e dytë: Mbërritja në Rio & Magjia e Sambas 26 Nëntor 2026

Mbërritja në Rio.

Pas kalimit të kontrollit të pasaportës në aeroport, do të takoni guidën tuaj lokale braziliane. Më pas, do të niseni me autobus drejt hotelit, ku do të keni kohë të lirë për t’u çlodhur dhe relaksuar.

Më vonë, do të vizitoni një nga shkollat tradicionale të Sambas në Rio de Janeiro, ku do të njiheni nga afër me përgatitjet, atmosferën dhe traditat që qëndrojnë pas këtij spektakli ikonik brazilian.

Akomodimi: Mercure Rio Boutique Hotel 4

03
Dita e tretë: Rio De Janeiro: Ikonat e qytetit 27 Nëntor 2026

Mëngjesi në hotel.

Tur i plotë ditor në Rio de Janeiro, me vizitë në disa nga atraksionet më të njohura të qytetit.

Eksperienca nis me Christ the Redeemer, një nga simbolet më ikonike të Rios, dhe vijon me Malin Sugarloaf, nga ku do të shijoni pamje panoramike spektakolare të qytetit dhe vijës bregdetare.

Gjatë turit do të vizitoni gjithashtu Shkallët Selarón dhe lagjen karakteristike të Santa Teresa, e njohur për atmosferën e saj artistike, arkitekturën dhe rrugicat piktoreske.

Gjatë ditës përfshihet edhe dreka në një restorant buffet, ku do të keni mundësinë të shijoni një vakt tradicional në një atmosferë lokale.

Akomodimi: Mercure Rio Boutique Hotel 4*

04
Dita e katërt: Ilha Grande: Një arratisje tropikale 28 Nëntor 2026

Mëngjesi në hotel.

Ekskursion ditor në Ilha Grande, një nga ishujt më të bukur të bregdetit brazilian, i rrethuar nga ujëra të kristalta, plazhe tropikale dhe një natyrë e gjelbër e paprekur. Gjatë ekskursionit do të shijoni peizazhet spektakolare të ishullit dhe atmosferën e qetë që e karakterizon.

Dita do të vijojë me kohë të lirë për të eksploruar dhe shijuar ambientin tropikal të Ilha Grande, larg zhurmës së qytetit. Dreka është e përfshirë në ekskursion, duke ju mundësuar të shijoni një vakt gjatë ditës përpara kthimit në Rio de Janeiro.

Akomodimi: Mercure Rio Boutique Hotel 4*

05
Dita e pestë: Pylli Tijuca & Nisja drejt Iguasut 29 Nëntor 2026

Mëngjesi në hotel.

Ekskursion me Jeep në Pyllin Tijuca, një nga hapësirat natyrore më mbresëlënëse të Rio de Janeiro-s dhe një nga pyjet urbane më të mëdha në botë. Gjatë udhëtimit me Jeep do të eksploroni peizazhet e gjelbra të pyllit, duke kaluar nëpër rrugë panoramike dhe zona të mbuluara me bimësi tropikale.

Ekskursioni do t’ju ofrojë mundësinë të zbuloni një tjetër anë të Rios, larg plazheve dhe zonave urbane, duke shijuar natyrën, qetësinë dhe panoramat karakteristike të Pyllit Tijuca.

Transferim drejt aeroportit dhe fluturim për në Iguasu.

Fluturimi: G31876 29NOV Rio Iguasu 20:10- 22:25

Pas mbërritjes në aeroportin e Iguasut, do të vijojë transferimi drejt hotelit.

Akomodimi: Recanto Cataratas Thermas Resort & Convention 5*

06
Dita e gjashtë: Macuco Safari dhe Ujërvarat e Iguassu 30 Nëntor 2026

Mëngjesi në hotel.

Macuco Safari, një aventurë me varkë në zonën e Ujëvarave të Iguassu-t, që ju mundëson të afroheni pranë ujëvarave dhe të përjetoni nga afër fuqinë e tyre. Eksperienca zhvillohet brenda parkut dhe kombinon lundrimin me pamje spektakolare të ujëvarave dhe natyrës përreth.

Gjatë udhëtimit me varkë, do të afroheni drejt rrjedhave të ujit dhe spërkatjeve të fuqishme të ujëvarave, duke e bërë këtë një nga eksperiencat më emocionuese të vizitës në Iguassu.

Akomodimi: Recanto Cataratas Thermas Resort & Convention 5*

07
Dita e shtatë: Nga Iguasu drejt Santiagos së Kilit 1 Dhjetor 2026

Mëngjesi në hotel.

Fluturimi drejt Santiago de Chile.

LA3482 01DEC Iguasu Curitiba 13:15 - 14:25

LA 782 01DEC Curitiba Santiago 17:20 - 21:00

Pas mbërritjes në aeroportin e Santiagos, do të vijojë transferimi drejt hotelit.

Akomodimi: Hotel NH Ciudad de Santiago 4*

08
Dita e tetë: Santiago de Chile: Qendra Historike & Kodra San Cristóbal 2 Dhjetor 2026

Mëngjesi në hotel.

Tur i qytetit të Santiago-s, me vizitë në disa nga pikat më të rëndësishme të kryeqytetit të Kilit. Vizita përfshin Plaza de Armas, Postën Qendrore, Bashkinë, Pallatin e Qeverisë “La Moneda” dhe Cerro Santa Lucía, një nga hapësirat më karakteristike të gjelbra në qendër të qytetit.

Më pas, turi vijon drejt Kodrës San Cristóbal, ku do të ngjiteni me teleferik, duke shijuar pamje panoramike mbi Santiago-n. Në majë do të vizitoni Shenjtëroren e Virgjëreshës së Konceptimit të Papërlyer, një nga simbolet e qytetit. Zbritja do të bëhet me funikularin klasik, drejt sektorit Pío Nono.

Pas turit, do të keni kohë të lirë për të eksploruar qytetin, për të shëtitur, për shopping ose për të shijuar atmosferën lokale sipas dëshirës.

Akomodimi: Hotel NH Ciudad de Santiago 4*

09
Dita e nëntë: Viña del Mar & Valparaíso: Bregdeti i Paqësorit 3 Dhjetor 2026

Mëngjesi në hotel.

Ekskursion ditor në Viña del Mar dhe Valparaíso, dy nga destinacionet më karakteristike të bregdetit të Paqësorit në Kili. Gjatë rrugës do të kaloni përmes luginave Curacaví dhe Casablanca, të njohura për peizazhet e tyre të bukura, tokat bujqësore dhe vreshtat.

Në Viña del Mar, e njohur si “Qyteti i Kopshteve”, do të vizitoni disa nga pikat më emblematike të qytetit, përfshirë Orën e Luleve, përpara se të vazhdoni drejt bregdetit.

Më pas, udhëtimi vijon në Valparaíso, qyteti portual i njohur për atmosferën e tij boheme dhe kodrat karakteristike. Do të vizitoni Plaza Victoria dhe Plaza Yugoslava, ndërsa do të shëtisni nëpër rrugicat tradicionale të qytetit, të rrethuara nga shtëpi shumëngjyrëshe, kafene dhe restorante.

Në përfundim të ekskursionit, do të niseni për kthim drejt Santiago-s.

Akomodimi: Hotel NH Ciudad de Santiago 4*

10
Dita e dhjetë: Santiago – Bogotá: Nisja drejt Kolumbisë 4 Dhjetor 2026

Mëngjesi në hotel.

Kohë e lirë për të shijuar qytetin sipas dëshirës.

Më pas, transferimi drejt aeroportit për fluturimin drejt Bogotá-s.

Fluturimi LA 710 04 DEC Santiago Bogota 16:35 -21:10

Pas mbërritjes në aeroportin e Bogotá-s, do të vijojë transferimi drejt hotelit.

Akomodimi: Radisson Bogotá Metrotel 4*

11
Dita e njëmbëdhjetë: Bogotá & Katedralja e Kripës në Zipaquirá 5 Dhjetor 2026

Mëngjesi në hotel.

Marrja e grupit në hollin e hotelit në orarin e dakordësuar dhe nisja drejt Zipaquirá, qytet që ndodhet rreth 50 km nga Bogotá. Udhëtimi do të zhvillohet përmes pjesës veriore të qytetit dhe zonës së njohur si Sabana de Bogotá.

Me mbërritjen në Zipaquirá, do të vizitoni Katedralen e Kripës, e ndërtuar brenda një miniere në një thellësi prej rreth 180 metrash. Kjo vepër mbresëlënëse kombinon inxhinierinë, arkitekturën dhe artin fetar, duke e bërë atë një nga atraksionet më të veçanta të Kolumbisë.

Pas vizitës, kthimi në hotel.

Kohë e lirë në mbrëmje për të pushuar ose për të eksploruar Bogotá-n sipas dëshirës.

Akomodimi: Radisson Bogotá Metrotel 4*

12
Dita e dy-trembëdhjetë: Bogotá: La Candelaria, Muzeu i Arit & Monserrate & Nisja 6-7 Dhjetor 2026

Mëngjesi në hotel.

Në orarin e dakordësuar do të fillojë turi i qytetit të Bogotá-s, me vizitë në qendrën historike La Candelaria, një nga zonat më karakteristike të kryeqytetit kolumbian.

Gjatë turit do të vizitoni:

• Muzeun e Arit (Gold Museum): Një nga muzetë më të rëndësishëm të Kolumbisë, me një koleksion të pasur objektesh ari dhe artefaktesh të periudhës parakolumbiane.

• Shtëpinë e Monedhës (Casa de la Moneda): Një hapësirë me rëndësi historike dhe kulturore, ku do të njiheni me historinë e monedhës dhe artit në Kolumbi.

• Koleksionin Botero (Botero Donation): Një koleksion me vepra të artistit të njohur kolumbian Fernando Botero, përfshirë piktura, vizatime dhe skulptura.

Turi do të vijojë me një vizitë panoramike në Sheshin Bolívar, ku do të shihni Katedralen Primada, Pallatin e Nariños, Pallatin Liévano dhe Pallatin e Drejtësisë.

Në përfundim, do të ngjiteni në Monserrate, një nga pikat panoramike më të njohura të Bogotá-s, nga ku do të shijoni pamje të gjera mbi qytetin.

Në përfundim të vizitës, transferimi drejt aeroportit.

Fluturimi i kthimit:

LH 543 06DEC Bogota Frankfurt 23:15 - 15:55

LH1456 07DEC Frankfurt Tirana 20:40 - 22:50

Përfundimi i udhëtimit.

Përfshirë / Përjashtuar

Perfshihet

  • Fluturimet vajtje-ardhje, me bagazhet e përfshira
  • 10 netë akomodim në hotele 4* dhe 5*
  • Mëngjeset në hotel
  • Vaktet e përmendura në program
  • Transfertat aeroport – hotel – aeroport
  • Transfertat e brendshme sipas programit
  • Shërbimin e guidave lokale
  • Shoqërues nga agjencia gjatë gjithë udhëtimit
  • Siguracionin shëndetësor të udhëtimit për klientët nën 65 vjeç
  • Hyrjet në monumentet dhe atraksionet e përmendura në program

Nuk perfshihet

  • Shpenzime personale
  • Bakshishet për guidën dhe shoferin
  • Vaktet që nuk përmenden në program
  • Gjithçka që nuk përmendet te "Përfshihet"

E rëndësishme për të ditur

  • Sugjerojmë që të gjithë klientët të pajisen me sigurim shëndetësor për çdo udhëtim.
  • Pasaporta duhet të jetë e padëmtuar dhe brenda afatit të vlefshmërisë (min. 6 muaj).
  • Pagesa kryhet në dy pjesë: 50% në momentin e rezervimit, 50% deri në 21 ditë para nisjes.
  • Politika e anulimit: 50% penalitet deri në 30 ditë përpara nisjes; 80% nga 30 deri në 14 ditë përpara nisjes; 100% brenda 14 ditëve para nisjes.

FAQ

Pagesa kryhet në dy pjesë: 50% në momentin e rezervimit dhe 50% deri në 21 ditë para nisjes.

50% penalitet deri në 30 ditë përpara nisjes, 80% nga 30 deri në 14 ditë përpara nisjes, 100% brenda 14 ditëve para nisjes.

Brazili është një destinacion i mrekullueshëm, por kërkon kujdes, veçanërisht në qytetet e mëdha si Rio de Janeiro. Rekomandohet të ndiqni udhëzimet e guidës, të shmangni zonat e izoluara dhe të mos ekspozoni sende me vlerë. Vëmendje e veçantë duhet treguar në plazhe dhe në zonat me shumë turistë.

Në Brazil mund të provoni feijoada dhe pão de queijo, në Kili gatime tradicionale me prodhime deti, ndërsa në Kolumbi pjata si ajiaco dhe arepas.

Meqë udhëtimi përfshin disa destinacione dhe lartësi të ndryshme, është mirë të merrni veshje të lehta, këpucë të rehatshme për ecje, mbrojtje nga dielli dhe një xhaketë për mbrëmjet më të freskëta.

Më shumë informacion

Shkarkoni informacionin 13 ditë mes Mrekullive të Amerikës së Jugut

Shkarkoni PDF

Komentet (0)

Review-t dhe Vlerësimet e Klientëve
0.0 / 5.0

Bazuar në review-t e 0

Vlerësimet e yjeve të 5 0
Vlerësimet e yjeve të 4 0
Vlerësimet e yjeve të 3 0
Vlerësimet e yjeve të 2 0
Vlerësimet e yjeve të 1 0

Komentet do të shfaqen këtu pasi të ftuarit e turit të përfunduar të paraqesin komente dhe pronari ta miratojë atë.