Grup i Vogël
Udhëtim me shoqërues nga agjensia dhe guidë lokale gjatë gjithë turit
Zbuloni Japoninë përmes një udhëtimi që ndërthur traditën, historinë dhe jetën moderne, nga Osaka dhe Nara, te tempujt, kopshtet dhe pyjet e bambuve të Kiotos, deri te energjia dhe atraksionet e Tokios. Një eksperiencë e veçantë për të njohur kulturën japoneze, monumentet historike dhe traditat që e bëjnë këtë vend unik. Eksploroni Japoninë përmes Osakës, me Kështjellën e famshme dhe Dotonborin, Narës me Tempullin Tōdai-ji dhe drerët e parkut, Kiotos me pyllin e bambuve Arashiyama, Pavijonin e Artë dhe faltoren Fushimi Inari, si dhe Tokios me Tempullin Senso-ji, tregun Tsukiji dhe zonën Ueno. Një udhëtim që ndërthur historinë, kulturën dhe traditat japoneze me ritmin e jetës moderne.
Udhëtim me shoqërues nga agjensia dhe guidë lokale gjatë gjithë turit
50% në momentin e rezervimit, 50% deri 21 ditë para nisjes
Fluturime, 6 net në hotele 4*, mëngjes, transferta dhe bileta treni Shinkansen
Osaka, Nara, Kioto dhe Tokio në një udhëtim të vetëm
Kështjella, tempuj dhe traditat japoneze me guidë lokale
Nisja nga Tirana ne 20:25.
TK1078 26 NOV Tirane - Stamboll 20:25 - 00:15+1
TK 086 27 NOV Stamboll - Osaka 02:10- 18:55
Mbërritja në Osaka
Pasi të kaloni kontrollin e pasaportës në aeroport, do të takoni guidën tuaj japoneze. Më pas do të merrni transportin (bus) për në hotel.
(Akomodimi: Osaka)
Shijoni kështjellën Osaka-s si dhe Dotombori
Mëngjesi në hotel Tur i plote ne Osaka
Detajet e turit: Vizitohet Kështjella madhështore Osaka-s dhe parku.
Përvec atraksioneve të teknologjisë së lartë, Osaka ofron një udhëtim edhe në të kaluarën e Japonisë, vecanërisht në kështjellën e famshme të Osaka-s. Kështjella e Osaka-s përbëhet nga një muze në 7 kate dhe me një pikë të favorshme 360 gradë në krye. Ku mund të shfrytëzoni rastin për të bërë fotografi të qytetit.
PM: Shëtitje drejt destinacionit të Dotombori ku është e njohur për billborde-t gjigande. Ku mund të shijosh ushqimin dhe pazarin.
Dotombori është një nga destinacionet më të mëdha turistike në qytet. Përreth zonës, ka disa pasazhe me më shumë restorante, dyqane, salla arcade, stalla me ushqime në rrugë dhe argëtime të tjera për të ndriçuar mbrëmjen.
(Akomodimi: Osaka)
Mëngjesi ne hotel
Transferta me autobus per ne Nara .
City Tour ne Nara
Vizitohet Tempulli Todaiji (statuja e madhe e Budës). Ju do të shikoni shumë drerë në park.
Tōdai-ji (tempulli Todaiji, "Tempulli i Madh Lindor") është një kompleks tempulli budist që dikur ishte një nga Shtatë Tempujt e Mëdhenj të fuqishëm, i vendosur në qytetin e Nara, Japoni.
Daibutsu Tōdai-ji është një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Monumentet historike të Naras së lashtë dhe Thesarit Kombëtar.
Transferte me autobus per ne Kioto
Akomodimi: Kioto
Mëngjesi në hotel City Tour ne Kyoto
Vizitohet: Arashiyama ku është e njohur për pyllin e famshëm me bambu, Golden Pavilion, Nijo palace. Arashiyama është një prej vëndeve më të bukura që ndodhen në zonën perëndimore të Kyoto-s. Këtu do të mund të shikoni një prej vëndeve ku janë bërë një numër I madh fotosh, kopshti gjigand me drurë bambuje. Këtu mund të vizitoni gjithashtu edhe tempullin e Ujit të bekuar, që është një prej tempujve më të shenjtë në Kyoto.
Golden Pavilion ku në gjuhën japoneze Kinkakuji është një tempull në veri të Kyoto ku 2 katet e para janë totyalisht të veshura me letër floriri. Kinkakuji është një strukturë mbresëlënëse ku është e vetmja ndërtesë e mbetur nga ish-kompleksi i pensioneve të Yoshimitsu. Një ndërtesë e djegur shumë gjatë historisë së saj, dhe ndërtesa aktuale është rindërtuar në vitin 1955.
Nijo palace Kalaja Nijo u përdor si një pallat perandorak për një kohë përpara se t'i dhurohej qytetit dhe të hapej si një vend historik. Ndërtesat e pallateve janë padyshim shembujt më të mirë të mbijetuar të arkitekturës të epokës feudale të Japonisë, dhe kështjella u caktua një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-snë,1994.
Mëngjesi në hotel
Tur ne Kyoto gjate paradites dhe transferta per ne stacionin e trenit.
Do të shkojmë drejt Fushimi Inari shrine e cila ka me qindra porta-Torii.
Fushimi Inari është më i rëndësishmi nga disa mijëra faltoret kushtuar Inarit, perëndisë shinto të orizit. Dhelprat mendohet të jenë lajmëtarët e Inarit, duke rezultuar në shumë statuja të dhelprave nëpër mjediset e faltores. Ndërsa arsyeja kryesore që shumica e vizitorëve të huaj shkojnë në faltoren e Fushimit Inari është të eksplorojnë shtigjet malore, si dhe ndërtesat e faltores janë ku gjithashtu janë tërheqëse.
Marrim trenin e shpejtë për në Tokio. (Bullet Train)
Mbasdite e lire (Akomodimi: Tokyo)
Mëngjesi në hotel
Turi ditor në qytetin e Tokios (pjesa Lindore) me autobus. Vizitohen: Tempulli Asakusa Kannon dhe Nakamise-dori, Marketi Tsukiji outer (ose Marketi Toyoshu), Ueno (Ameyoko per Pazar dhe parku)
Senso-ji: është tempulli më i vjetër në Tokio dhe quhet edhe Asakusa Kannon sepse aty ndodhet Kanoni, i njohur në të gjithë Japoninë. Kjo qendër e rëndësishme e adhurimit tërheq 30 milionë vizitorë çdo vit.
Marketi Tsukiji outer: është “Qyteti i Ushqimit” në Japoni ku është i njohur për ushqimet tradicionale japoneze, me një numër të lartë restorantesh ku tendecat e reja të ushqimit kanë lindur këtu.
Ueno: është një nga qendrat më të mira të Tokios, I njohur për ushqimin, celjen e qershiave si dhe numrin e lartë të muzeve. Stacioni Ueno është gjithashtu një nga qendrat e transportit në qytet që shërbehet nga linja të shumta treni, duke përfshirë trenin Bullet (treni plumb), dhe është një pikë e përshtatshme aksesi midis aeroporteve Narita dhe Haneda.
(Akomodimi: Tokio)
Mëngjesi në hotel
Dite e lire
Transferta ne aeroport
Nisja nga Tokyo ne 21:15
Itinerari i kthimit :
TK 301 03 DEC Tokyo - Stamboll 21:55 05:45+1
TK1073 04 DEC Stamboll - Tirane 08:10- 08:00
Pagesa kryhet në dy pjesë: 50% në momentin e rezervimit dhe 50% deri në 21 ditë para nisjes.
50% penalitet deri në 30 ditë përpara nisjes, 80% nga 30 deri në 14 ditë përpara nisjes, 100% brenda 14 ditëve para nisjes.
Diferenca për dhomë single është +550 euro.
Po, viza hyrëse në Japoni është e përfshirë në çmim.
Bazuar në review-t e 0
Komentet do të shfaqen këtu pasi të ftuarit e turit të përfunduar të paraqesin komente dhe pronari ta miratojë atë.
Ju lutemi identifikohuni përpara se të shkruani një përmbledhje ture.